Haradinaj me ambasadorët e Quint-it, përkrahje e shteteve mike në rrugën tonë integruese

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefen e Misionit të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, të cilët i falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme dhe të gjithanshme për Kosovën në të gjitha proceset.

“Vendi ynë është në rrugën e duhur për marrjen e liberalizimit të vizave dhe se lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe menaxhimi efektiv i migrimit duhet të jenë prioritare”, tha kryeministri Haradinaj.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj ka theksuar se përkrahja e shteteve mike nuk ka munguar asnjëherë në rrugën tonë integruese dhe se edhe tani po punojmë së bashku në realizimin e synimeve tona për konsolidimin dhe fuqizimin e shtetit drejt të ardhmes sonë euroatlantike.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.