Haradinaj: Reforma e administratës publike do të përmbyllet në afat optimal

kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim konsultativ me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe shefen e Misionit të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, me të cilët ka biseduar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe procesin e Reformës së Administratës Publike.

Me theks të veçantë është biseduar për procesin e finalizimit të tri ligjeve, të cilat e rregullojnë administratën publike në Kosovë. Lidhur me këtë temë Haradinaj ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës që të gjitha çështjet që ndërlidhen me Reformën në Administratën Publike, të përmbyllen në afat optimal.

“Këto ligje rregullojnë administratën shtetërore që ndërlidhet me Agjendën e Reformave Evropiane, e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe që janë shtylla e një shteti funksional”, ka thënë Haradinaj.

Ishte dakordim i përbashkët që institucionet e Kosovës me ndihmën e partnerëve ndërkombëtar, të finalizojnë hartimin dhe miratimin e pakos së Ligjeve të Administratës Publike, të cilat kanë kaluar nëpër një proces të gjatë.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.