00:00:00
22 Feb

Haradinaj priti kryetaren e Komitetit të Helsinkit, Sonja Biserko

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim kryetaren e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko, si dhe zëvendësen e saj, Izabela Kisic.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, kryetaren Biserko dhe zëvendësen e saj, Kisic, i njoftoi për zhvillimet aktuale në vend.

Ndër tjerash, kryeministri Haradinaj po ashtu tha se Kosova është model për ofrimin e të drejtave të njeriut dhe ka bërë progres të theksuar në drejtim të demokracisë e shoqërisë multietnike.

“Kosova ka Kushtetutën më të avancuar sa i përket të drejtave të minoriteteve dhe në praktikë, bashkëpunimi me ta është në fazë të avancuar dhe jemi të përkushtuar që kjo të vazhdoj”, tha kryeministri Haradinaj.

Nga ana e tyre, kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko, si dhe zëvendësja e saj, Izabela Kisic e falënderuan kryeministrin Haradinaj për pritjen, ndërsa shprehën gatishmërinë e tyre që të bashkëpunojnë më të gjitha institucionet më qëllim mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.