00:00:00
22 Mar

Gunn ricaktohet si regjisor i “Guardians of the Galaxy 3”

James Gunn është ricaktuar si regjisor dhe skenarist i “Guardians of the Galaxy 3” pasi që u pushua nga Disney vitin e kaluar.

Producenti 51-vjeçar, i cili kishte punuar në të dy filmat e mëhershëm të françizës së Marvel, u vendos në qendër të kritikave kur dolën në dritë disa postime të vjetra në Twitter rreth 11 shtatorit, përdhunimit dhe pedofilisë. Kryesuesi i Walt Disney Studios, Alan Horn, e quajti sjelljen e Gunn ‘të pajustifikueshme’ dhe ndërpreu marrëdhëniet e punës me të.

Vendimi për ta ripunësuar u mor muaj më parë pas bisedimeve ndërmjet Disney dhe Marvel. Siç pohohet, Horn u bind nga kërkimfalja publike e Gunn dhe nga një numër mbledhjesh.

“Fjalët e mia të afër një dekade më parë, ishin në atë kohë përpjekje tërësisht të dështuara dhe të pafata për të qenë provokativ”, kishte thënë Gunn në atë kohë. “Jam penduar për ato fjalë që shumë vjet, jo vetëm sepse ishin budallaqe, aspak qesharake, jashtëzakonisht të pandjeshme dhe pa dyshim aspak provokative siç kisha shpresuar por edhe sepse ato fjalë nuk e pasqyrojnë personin që unë jam sot dhe personin që kam qenë për një kohë”.

Yjet nga dy filmat e parë shprehën mbështetjen e tyre për Gunn pas largimit të tij, përfshirë Bradley Cooper, Xoe Saldana, Chris Pratt dhe Dave Bautista, i cili pohoi se nuk do të kthehej nëse Gunn nuk do të ripunësohej.

“Për të qenë i sinqertë, nuk e di nëse dua të punoj për Disney”, kishte thënë ai.

Skenari original i Gunn, i shkruar para se ai të pushohej nga puna, do të përdoret sërish.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.