Google prezanton pajisjen e re Chromebook “Pixel Slate”

Google e przantoi shkurtimisht një pajisje të re Chromebook në ngjarjen e saj të hardverit dje. Kompania do ta lansojë Pixel Slate-in e saj të ri, një tablet Chromebook të kualitetit të lartë i cili supozohet të garojë me Surface Pro të Microsoft-it dhe iPad Pro të Apple.

Pixel Slate vjen me tastierë e cila mund të ngjitet, si dhe me laps. Google duket ta ketë përmirësuar dukshëm Sistemin Operativ Chrome me një tablet të ri për UI (softveri dhe pajisjet përmes të cilave përdoruesi dhe kompjuteri komunikojnë) Pixel Slate, me një buton të ri për kthim prapa dhe lansues permanent të aplikacioneve i cili ofron çasje të shpejtë në aplikacionet të cilat i përdorni shpesh. Lansuesi i përditësuar i aplikacioneve në pajisje vjen me Google Assistant të integruar në lansuesin e shpejtë.

Pajisja ka ekran 12.3 inç me rezolucion 3000×2000 piksel – që prodhon deri në 6 milionë pikselë, porte Type C, dhe nuk ka vend për kufje. Mungesa e vendit për kufje do të thotë që ose duhet të përdorni kufje me wireless ose ato Type-C. Pajisja ka edhe skaner të shenjave të gishtërinjve, gjë që është e para për Chromebook.

Tastiera e cila mund të ngjitet në Pixel Slate do të thotë se mund ta ndryshoni pajisjen sipas dëshirës suaj. Mund të blini tastiera të ndryshme, por ajo që është në dispozicion për momentin kushtin 199 dollarë.

Pajisja mundësohet nga procesorët Intel të gjeneratës së 8 dhe mund t`i shtoni çipat Intel Core i7. Mund të krijoni deri në 16GB RAM në paijisje. Kamerat përpara dhe prapa janë nga 8 megapiksel dhe të dyja mundësojnë edhe opsionin portret. Kamera e përparme ka sensor për kënd më të gjerë i cili është i përkryer, sipas Google.

Pixel Slate fillon prej 599 dollarë, dhe tastiera shitet ekstra për 199 dollarë. Lapsi shitet veçmas për 99 dollarë.

Tableti do të jetë në dispozicion më vonë këtë vit dhe vjen vetëm me ngjyrë të kaltër të errët.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.