Google personalizon rezultatet e kërkimit edhe kur jeni offline

Sasia e personalizimit bazik në cilindo produkt masiv të softverëve të Google është e thellë, bazuar në gjithçka nga historia e kërkimit deri në vendndodhjen tuaj e te secili link i kërkimit në të cilin mund të keni klikuar. Dhe shmangia e këtij personalizimi duket se është bërë më e vështirë gjatë viteve. Sipas një studimi të ri të mbajtur nga konurrenti i Google, DuckDuckGo, nuk duket e mundur ta shmangim personalizimin duke e përdorur Google search, edhe duke u shkyçur nga llogaria Google dhe duke përdorur shfletim privat “incognito”.

DuckDuckGo e mbajti hulumtimin në qershor të këtij viti, në vigjilje të sezonit të zgjedhjeve të mes-mandatit të SHBA-ve. Ajo e bëri këtë me qëllimin e qartë për të konfirmuar nëse rezultatet e kërkimit të Google përkeqësojnë flusat ideologjike duke ju ofruar vetëm informacionin që keni sinjalizuar që dëshironi të konsumoni me sjelljet e kaluara dhe të dhënat e mbledhura për ju.

Nuk duhet nëse ajo pyetje mund të përgjigjet saktësisht me këto rezultate dhe është e qartë edhe se DuckDuckGo është një burim subjektiv që dëshiron të fitojë diçka duke vënë në pah se sa të meta mund të ketë çasja e Google. Por gjetjet e studimit janë gjithsesi interesante sepse ato nxjerrin në pah sa variacione ka në rezultatet e kërkimit të Google, madje edhe kur kontrollojnë faktorët si vendndodhja.

DuckDuckGo gjeti se shumica e pjesëmarrësve të studimit të vet kanë parë rezultate të ndryshme kur kanë kërkuar terme problematike: “kontrolli i armëve”, “migrimi”, dhe “vaksinimet”. Sipas kompanisë, “këto mospërputhje nuk mund të sqaroheshin nga ndryshimet në vendndodhje, kohë, duke qenë i kyçur në Google, apo duke i testuar ndryshimet e algoritmit për një nëngrup të vogël përdoruesish.” DuckDuckGo thotë se ka kontrolluar vendndodhjen duke i trajtuar rezultatet vendore që ndryshonin varësisht nga regjionet sikur të ishin identike. “Ҫuditërisht, ky ndryshim nuk ndikoi shumë në ndryshimin e përgjithshëm,” thotë studimi.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.