Google dhe Amazon pritet të sjellin versionet e tyre për AirPods

Ka një numër alternativash të AirPods në treg  – por theksoi se analisti i Apple Ming-Chi Kuo beson se do të kemi edhe më shumë. Ai u referohet raporteve të zingjirëve të furnizimit që sugjerojnë se edhe Google edhe Amazon janë duke punuar në projekte direkte konkurrente.

Por ai gjithashtu pret që Apple të punojë në mbajtjen e udhëheqësisë së tregut duke shtuar funksionalitete të reja …

Gara e re e pajisjeve të veshëve do të dalë së shpejti: Google dhe Amazon do të jenë konkurrentët kryesorë të Apple në tregun e AirPods; Goertek dhe Unitech do të jenë furnizuesit e vetëm të Google dhe Amazon për produktet e ngjashme me AirPod.

Besohet se suksesi i AirPods e ka tërhequr vëmendjen e Google dhe Amazon dhe këto dy kompani do ta lansojnë transportimin e produkteve të ngjashme me AirPods në vitin 2019. Transportimet e kombinuara të të dy markave me gjasë do ta arrijnë numrin prej 10-20 milionë njësi më 2019. Goertek dhe Unitech janë të vetmit furnizues për Google dhe Amazon.

Sipas 9To5Mac Google dhe Amazon janë konkurentët kryesor të Apple për shkak se Google është marka më me ndikim në ekosistemin Android dhe Amazon e ka shërbimin më të mirë të ndihmës me zë.

Kuo e përsërit parashikimin e tij se transportimet e AirPods do të rriten prej 26-28 milonë këtë vit në 50-55 milionë vitin e ardhshëm, duke shkuar në 100 milionë deri në vitin 2021.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.