00:00:00
17 Jan

Golden Globes 2019: Fjalimi i Glenn Close për ndjekjen e ëndrrave

Glenn Close shfrytëzoi fjalimin në Golden Globes të dielën për të folur me pasion rreth nevojës së grave për të përmbushur potencialin e tyre kreativ.

Ajo morri në shtëpi çmimin për aktoren më të mirë (në dramë), një ҫmim i cili pritej se do t’i shkonte Lady Gaga-s për A Star Is Born.

Ja ҫfarë tha Close në fjalimin e saj:

Oh Zot! Falemnderit shumë Hollywood Foreign Press, ky është një nderë i madh. Jam shumë e nderuar të jem e nominuar së bashku me motrat e mia.

“Kemi mundur të njoftohemi me njëra tjetrën nga pak dhe menxi po pres të kaloj më shumë kohë me ju. Ҫdo gjë që keni bërë këtë vit-ose, arsyen pse jeni këtu- ne gjithë duhet të jemi këtu së bashku”.

“Dua ta falënderoj Meg Wolitzer që e ka shkruar këtë roman të jashtëzakonshëm dhe Jane Anderson për adaptimin e tij, Rosalie Swedlin dhe Clausia Bluemhuber… u deshën 14 vite për të bërë këtë film! Unë u lidha me atë duke iu falënderuar Kevin dhe Franklin të cilët më qëndruan mbrapa dhe thanë, ‘Po kjo është një histori e mrekullueshme dhe ne duhet të qëndrojmë deri sa të përfundojë’.

“Siҫ e dini, filmi quhet The Wife. Mendoj se kjo është arsyeja pse morri kaq shumë kohë për t’u bërë. Për të luajtur një personazh i cili është shumë i bredshëm, po mendoj për mamin tim e cila e ka lartësuar babin gjatë gjithë jetës së saj”.

“Në të 80-tat ajo më tha, ‘Ndjej sikur nuk kam arritur asgjë’. Dhe ishte shumë gabim. Ndjej se ҫfarë kam mësuar nga gjithë kjo përvojë është se ne femrat jemi shëruese dhe inkurajuese, kjo pritet prej nesh.

“ Ne kemi fëmijët tanë, bashkëshortët tanë.  Por ne duhet të gjejmë përmbushje personale. Ne duhet të ndjekim ëndrrat tona. Ne duhet të themi, ‘Unë mund ta bëjë këtë, dhe duhet të lejohem ta bëj’.

“Kur isha e vogël unë ndjehesha si Muhammad Ali, i cili ishte i prirur për të qenë bokser. Unë ndjehesha se kisha lindur për të qenë aktore. I pash filmat e Disney dhe Hayley Mills dhe thash, ‘ oh, unë mund ta bëj këtë! Dhe jam këtu sot”.

“Në shtator do bëhen 45 vite që jam aktore dhe nuk mund të imagjinoj një jetë më të bukur”.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.