Gjykata e Drejtësisë e BE-së vendos rregulla të reja për përdorimin e të dhënave nga platformat online

Një rregull interesant nga Gjykata kryesore e Evropës mund të ketë pasoja për gjigantët teknologjik që mbledhin të dhëna si Facebook dhe Google, bashkë me këdo që administron faqe që i lejojnë platformat t`i mbledhin dhe t`i procesojnë të dhënat personale të vizitorëve të tyre – siç është ndonjë faqe fansash në Facebook apo edhe ndonjë faqe që udhëhiqet nga Google Analytics.

Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian (GJDBE) e ka mbajtur qëndrimin se administruesit e faqeve për fansa në Facebook janë përgjegjës bashkërisht me Facebook-un për procesimin e të dhënave të vizitorëve të faqeve për fansa – duke iu bashkuar mendimit të Mbrojtësit të Përgjithshëm të gjykatës i cili është publikuar në tetor.

Në terme praktike ky rregull do të thotë që gjigantët e teknologjisë mund të përballen me më shumë sfida nga autoritetet evropiane për mbrojtjen e të dhënave.

GJDBE i mban përgjegjës të dy palët (mbledhësit e të dhënave) edhe pse gjykata thekson se “ekzistimi i përgjegjësisë së përbashkët nuk do të thotë domosdo përgjegjësi e barabartë për operatorët e ndryshëm të përfshirë në procesimin e të dhënave personale”, duke shtuar: “në të kundërtën, ata operatorë mund të jenë të përfshirë në faza të ndryshme të atij procesimi të të dhënave dhe në shakllë të ndryshme, kështu që nivelet e përgjegjësisë për secilin duhet të vlerësohen në përputhje me të gjitha rrethanat valide për rastin”.

Rasti i parë daton më 2011 kur një kompani gjermane për edukim dhe trajnime me faqe fansash në Facebook ishte urdhëruar nga një autoritet vendor i mbrojtes së të dhënave ta çaktivizojë faqen për shkak se as ajo, as Facebook-u nuk i kishin lajmëruar përdoruesit se të dhënat e tyre personale po mblidheshin. Kompania e kishte sfiduar urdhërin e Autoritetit për Mbrojtjen e të Dhënave, dhe pas shumë përparimeve dhe zbrapsjeve ligjore, i ishin drejtuar kërkesa Gjykatës kryesore të Evropës për një rregull preliminar.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.