00:00:00
22 Feb

Gjermania ia ndalon Facebook-ut përzierjen e të dhënave

Facebook nuk mund t’i përziejë të dhënat e veta me ato të WhatsApp dhe Instagram nëse njerëzit nuk pajtohen me këtë, ka thënë Gjermania. U tha gjithashtu se Facebook duhet të ndalojë marrjen e të dhënave nga aplikacionet e palës së tretë dhe t’i kombinojë me të vetat.

Facebook grumbullon informacione kudo në internet duke përfshirë burime të treta si dhe aplikacionet e tjera të veta dhe ia bashkangjit llogarive të përdoruesve në mënyrë që të krijojë një profil më të saktë të tyre dhe t’u shesë reklama.

Ky veprim është kritikuar rëndë nga aktivistët e privatësisë dhe përdoruesit të cilët Facebook i ndjek pa pëlqimin dhe pa dijen e tyre.

Sipas zyrës gjermane, Bundeskartellam, kompania ka abuzuar me dominimin e saj në treg për të kombinuar të dhënat e përdoruesve nga një rang burimesh të ndryshme.

Presidenti i Bundeskartellamt, Andreas Mundt tha se vendimi do të thoshte që “Facebook-ut nuk do t’i lejohet më të detyrojë përdoruesit e vet të pajtohen për mbledhjen e pakufizuar dhe transferimin e të dhënave që nuk i përkasin Facebook-ut në llogarinë e përdoruesve”.

Në veçanti, përdoruesit kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth planeve për t’i kombinuar të dhënat nga aplikacionet e tjera të Facebook, veçanërisht Instagram dhe WhatsApp dhe përdorimi i tyre për të shitur reklama nga një rang i gjerë i produkteve.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.