00:00:00
22 Feb

Gjëja më e mirë për shëndetin tuaj: flini mirë

Gjumi i pamjaftueshëm është një nga faktorët më të rëndësishëm të stilit të jetës që ndikon në faktin se a do ta zhvilloni sëmundjen e Alzheimerit apo jo.

Gjumi i shkurtër rrit përqendrimin e hormonit që ju bën të ndiheni të uritur ndërsa zvogëlon hormonin që përcakton ngopjen me ushqim. Pavarësisht se jeni ngopur, ju dëshironi të hani më shumë. Kjo lidhet me shtimin në peshë te të rriturit dhe fëmijët që kanë mungesë të gjumit.

Nëse provoni të mbani dietë por nuk por flini mjaftueshëm gjatë kësaj kohe, është e kotë sepse 70% e peshës që humbisni është masë e trupit, jo trashësi. Gjumi i bollshëm është mjet i fuqishëm për të kontrolluar apetitin dhe peshën tuaj dhe për ta mbajtur trupin në formë.

Gjumi prej më pak se gjashtë orë në natë gjithashtu ndikon në sistemin imunitar duke e shtuar rrezikun e kancerit.

Gjumi i pamjaftueshëm- edhe zvogëlimet prej dy deri në tri orë në javë- çrregullon nivelin e sheqerit në gjak. Gjumi i shkurtër shton probabilitetin e bllokimit dhe dobësimit të arterieve koronare duke shkaktuar rrezik të sëmundjeve kardiovaskulare, sulmit në tru dhe probleme me zemër.

Çrregullimet me gjumë janë të lidhura edhe me gjendjet psikologjike si depresioni, ankthi dhe prirja për vetëvrasje.

Të gjitha këto pasoja fizike dhe psikologjike tregojnë se sa më pak që flini aq më e shkurtër do të jetë jeta juaj.

Thënë thjesht: gjumi i qëndrueshëm prej shtatë deri në nëntë orë çdo natë është gjëja më efektive që mund ta bëni për shëndetin e trurit dhe trupit tuaj çdo ditë.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.