00:00:00
23 Mar

GIZ premton përkrahje për ATK-në edhe gjatë vitit 2019

Drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj takoi sot përfaqësuesit e Agjencionit Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH), që në emër të Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë zbaton Projektin për Qeverisje të Mirë Financiare në Kosovë, i cili bashkëpunon me Ministrinë e Financave dhe me Administratën Tatimore, si dhe me Kuvendin e Kosovës, përkatësisht Komisionin për Buxhet dhe Financa dhe Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike. Në takim prezent ishin Kadri Jõgiste, udhëheqëse e Projektit dhe zyrtar i Projektit.

Qëllimi i këtij takimi ishte bashkëpunimit dhe përcaktimi i aktiviteteve të përbashkëta për vitin 2019 mes ATK-së dhe GIZ-it.

Drejtori Murtezaj falënderoj përfaqësuesit nga Agjencionit Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH), të cilët kanë përkrahur ATK në shumë projekte, të cilat kanë ndihmuar institucionin në realizimin e shumë prioriteteve.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.