Gazetarët, viktima të para të revolucioneve të rrejshme të ngjyrosura

SA DRUGE STRANE – korrik 2018 – Në hapësirat e vendeve të Ballkanit Perëndimor kjo tashmë është pjesë e folklorit zgjedhor, në të cilën, kinse revolucionet me ngjyra, si kërcënime për rrëzimin e regjimeve, janë të parat në top-listën e pushteteve në luftën e tyre për mbijetesë.

Problem i veçantë është se në këto përralla, në teoritë tepër të lira të konspiracionit, viteve të fundit komplotet bëhen potencialisht vdekjeprurës para se gjithash për gazetarët, sikur edhe për tjerët që marrin guximin t’i kritikojnë bartësit e pushtetit.

Bartësit më të lartë të pushtetit, si kryetari i Republika Srpska, Milorad Dodik, publikisht, me emër e mbiemër, i thërrasin gazetarët, duke i akuzuar se kinse janë spiunë të jashtëm.

“Ajo që është problem shtesë, është se këto deklarata, meqë vijnë nga bartësi më i lartë i pushtetit, bëhen shoqërisht të pranueshme”, tërheq vërejtjen kryeredaktorja e Televizionit BN, Suzana Rađen-Todorić.

Mu ky, pranimi i të pavërtetave dhe manipulimi i pushtetit, i begatuar me emrat e kritikuesve të saj, është edhe plumb etik, jorallë edhe rafal verbal i drejtuar nga gazetarët, dhe është vetëm çështje kohe, shkaku i situatës së tendosur në BeH dhe Republika Srpska, kur “verbale” do të materializohet në “plumb”. Dhe kur gazetarët do të pësojnë me vdekje.

“Fatkeqësisht, kjo nuk është hera e parë as e fundit që ai sillet në këtë mënyrë ndaj gazetarëve dhe mediave. Çka s’kemi parë.  Ajo që është shumë me rendësi, tani kur po trandet kulla prej letre, është se këto deklarata janë gjithnjë e më të shpeshta dhe se kërcënimet dhe presionet janë gjithnjë e më të mëdha”,ka vlerësuar Željko Raljić, redaktor i portalit “Istinito” e gazetar i BN TV.

Nga menyja e gjatë e revolucioneve me ngjyra të regjimit sundues të Milorad Dodik-ut, shumë të kriposura me kërcënime individëve dhe sektorit civil, kërcënimi më i shitur tashmë me muaj është kinse kërcënimi nga Britania e Madhe, në formë të dyzet sigurimsave të cilët, siç pohon pushteti, kanë arritur të shkaktojnë kaos digjital të armatosur. Së bashku  me ta, si një shtesë serviret edhe njëfarë Klubi afarist britanik, realisht i panjohur/joekzistent, si financues i tërë këtij projekti.

Shkuarjen e dy gazetarëve në Londër, pjesëmarrjen e tyre në një program felloushipi, që nënkupton vizita redaksive të mediave të atjeshme me ndikim, struktura udhëheqëse e Republika Srpska e ka vlerësuar si goditje direkte në themelet e këtij entiteti.

“Është fakt se dy gazetarë të rëndësishëm të BN Televizija kaluan disa ditë në trajnime në Londër, tek disa struktura, dhe dihet se pse është bërë kjo. Do t’ju tregoj se kush ka qenë, nëse duhet. Zonja Rađen dhe ky Raljić-i, nga këtu, nga Banja Lluka. Ne krejt këtë e dijmë dhe e shohim se sa vështirë është ta zhvillosh luftën politike”, ka deklaruar Dodik në konferencën për shtyp, të mbajtur më 29 qershor në Banja Lluka.

“Kur kryetari i Republika Srpska, si bartës i funksionit më të lartë të pushtetiti në Republika Srpska, deklaron se gazetarët ishin jashtë vendit në njëfarë trajnimi, dhe krejt këtë e lidh në kontekst më veprimtarinë thradhare kundër Republika Srpska atëherë ky është sulm ndaj gazetarëve, dhe vizatimi i shenjave të caqeve në shpinën e tyre, dhe është krejtësisht normale që pas deklaratave të tilla ndiheni të rrezikuar”,thekson Rađen Todorić.

“Unë do të doja që kryetari i republikës së paku të ishte paksa më serioz, është joserioze të thuhet se 40 sigurimësa britanik më lajmërohen mua dhe koleges Suzana Rađen Todorić kur vijnë në Republika Srpska? Por edhe që gjithë ata 40 vijnë në Republika Srpska, kjo është për vajtim, nuk është qesharake. Shumë joserioze nga një kryetar, por edhe shumë e rrezikshme”, ka theksuar Raljić.

Apelet për çfarëdo serioziteti janë të kota, meqë autoritetet kanë vazhduar me “goditjen britanike”, edhe pse vetë britanikët krejt këtë e kanë demantuar, duke theksuar rrezikimin real me jetë të gazetarëve, me trillime, synimi i vetëm i të cilave është anestezimi i publikut.

Ambasada e Britanisë së Madhe ka kumtuar se ky lloj i presionit dhe frikësimit është krejtësisht i papranueshëm dhe se është sulm ndaj lirisë së shprehjes.

“Në fakt Programi Fellowship Britani-BH ka gati 250 pjesëmarrës, që vijnë nga fushat e politikës, shoqërisë civile, biznesit dhe mediave. Zyrtarët e lartë të Qeverisë së RS dhe Radio Televizionit të Republika Srpska, poashtu janë pjesëmarrës të këtij programi”, thuhet në kumtesën për shtyp nga Ambasada e Britanisë në BeH.

Përkundër theksimit se në Fellowship marrin pjesë edhe zyrtarët e Qeverisë së RS, sikur edhe bartësit kryesor të grushtit të tyre medial – servisit publik RTRS, funksionarët më të lartë të këtij entiteti kanë vazhduar të “bëhen anglezë” dhe sulmet ndaj gazetarëve dhe shtëpive mediale për të cilat punojnë, sikur edhe kundër sektorit civil – janë intensifikuar.

“Në shoqërinë e njëmendësisë, si në Republika Srpska apo edhe në tërë BeH, praktikisht çdo tentim i juaji të ngritni zërin për krimin, korrupsionin, problemet e qytetarit të rëndomtë, thjesht shndërrohet në tradhëti. Për fat të keq”, ka deklaruar redaktorja e BNTV.

Të thirresh në mendje të shëndoshë në këtë entitet është një kategori e harruar parahistorike. Ata dyzet, kinse sigurimsa të paidentifikuar edhe tutje shërbejnë si ushqim për kuzhinat e revolucioneve me ngjyra dhe teorive të komploteve kundër mbrojtësve të vetshpallur të interesave nacionale, ndërsa rafalet verbale kundër gazetarëve nuk kanë të ndalur.

“Ata ishin logjistika për pritjen e atyre që tani po vijnë. Pa marrë parasysh se mbrohen në mënyrë të ngathët, informatat e mia nga dje janë se të gjithë ata që vijnë janë opetativistë tejet të specializuar, të caktuar në Republika Srpska. Pse mu në Republika Srpska, është një pyetje e madhe? BN televizioni paraqitet si media që tenton të zbatojë politikat që nuk janë në interesin e popullit serb dhe Republika Srpskas”, ka thënë Dodik më 29 qershor.

“Është fakt se Milorad Dodik njëherë kishte qenë shpresa edhe e qytetarëve të BeH dhe Republika Srpska, por edhe e bashkasisë ndërkombëtare, dhe se ajo bashkësi ndërkombëtare i ndihmonte Milorad Dodikut dhe opsionit të tij politik, të cilën ai sot do të dëshironte të fshinte nga historia. Fatkeqësisht, nuk mundet.

Por, njëkështu, për fat të keq, ne sot kemi më së shumëti probleme mu me mediat dhe politikanët të cilët një kohë i mbështeste bashkësia ndërkombëtare në BeH. Dhe ky është problemi ynë. Mendoj se bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërrojë qasjen e vet”, konsideron Raljić.

Kryetari i lëvizjes “ReStart”, Stefan Blagić, i cili është shënuar si klient i Klubit Afarist 0Britanik, pohon se servisi publik RTRS, në vend se të përgjigjet për shkeljen e ligjit dhe targetimin e individëve nga sektori joqeveritar dhe mediat, tenton ta paraqes veten si viktimë.

“Mendoj se kjo po ndodh edhe tani. RTRS tenton të na paraqet si kriminelë e terroristë. T’ju rikujtoj se kanë shkruar edhe për atë se disa anëtarë tanë janë terroristë, që është e pavërtetë e kulluar dhe që është për të mos besuar. Kjo paraqet një shënjim me cak për plumb në ballë”, ka theksuar Blagić.

Policia madje kishte në pyetje Blagić-in, pasi i irrituar nga akuzat e rrejshme, u kishte porositur gazetarëve të servisit publik “të kenë shumë kujdes kur ta takojnë në rrugë”, duke aluduar në akuzat e tyre se është kriminel dhe terrorist.

Pas marrjes në polici, ai “u paraqit” në servisin publik, në një dokument, si një indidiv që “kalon nëpër evidencat ndëshkuese të MUP-it të RS”. Publikimi i një dokumenti të tillë është vepër penale.

“Ky dokument kishte edhe numrat personal dhe adresën e banimit, emrin e babait dhe të ngjashme. Pra, kushdo që dëshiron mund të vijë në adresën time dhe të bëjë çfarë të dojë”,thotë Blagić.

Pushteti edhe ashtu bën çfarë të do, vazhdon akuzat pa argumente, dhe kërcënimet bëhen përditë më të mëdha dhe më të fuqishme, meqë po afrohen zgjedhjet. Tentimi i anestezimit të publikut është gjithëpërfshirës dhe i dhunshëm. Liria e mediave këtu që moti është jashtë loje.

“Nëse nisemi nga supozimi se liria e mediave është një nga themelet e zhvillimit të shoqërisë, atëherë është edhe logjik përfundimi se pengimi i kësaj lirie është edhe pengim i zhvillimit të shoqërisë. Për këtë arsye them, i mjeri ai vend në të cilin gazetarët ndihen të rrezikuar dhe nga i cili duhet të largohen për shkak të sigurisë së tyre”, ka përfunduar Rađen-Todorić.

 

 

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.