Si fëmijë një nga pyetjet më të rëndësishme ka qenë gjithmonë “Cila është ngjyra jote e preferuar?” Kjo ka përcaktuar se cilën ngjyrë e keni përdorur më shumë, cilat bluza ju kanë pëlqyer apo çfarë kapëse flokësh keni vënë. Ngjyrat kanë qenë një pjesë e rëndësishme e pikturës së jetës suaj të hershme. Nëse mendoni për këtë, ende janë.

Duke u rritur, preferencat tuaja për ngjyra mund të kenë ndryshuar për të reflektuar përdorime më praktike ose ndoshta janë bërë një pjesë domethënëse e mënyrës se si e shprehni veten. Sido që të jetë, kanë mbetur në vetëdijen tuaj. Gjeni kohë të vini re ngjyrat përreth jush. Çfarë ndjenja ju sjellin, nëse ju sjellin ndonjë?

Çdo ngjyrë prodhon një energji specifike që ndikon në ambient në mënyra të ndryshme. Mos harroni, ju jeni në një shkëmbim dinamik dhe të vazhdueshëm me ambientin dhe ngjyrat nuk përbëjnë përjashtim.

Filloni t’i kushtoni vëmendje efektit që ngjyrat kanë tek ju, se cilat ngjyra ju tërheqin dhe cilat ju neverisin. Eksplorimi i botës së ngjyrave do të thotë se së shpejti do ta zbuloni se ka disa karakteristika të ndërlidhura. Ju veçse mund të jeni të vetëdijshëm rreth tyre- kjo është instinktive. Ndërkohë që e lexoni listën më poshtë, mendoni se cilat ngjyra i pëlqeni:

Ngjyra e kuqe-energji, guxim, agresivitet, vetëbesim.
Ngjyra portokalli: gëzim, mençuri, shkathtësi.
Ngjyra e verdhë: Intelekt, brohoritje, qartësi, risi.
Ngjyra e gjelbër: ekuilibër, harmoni, natyrë, dhembshuri.
Ngjyra e kaltër: dituri, shëndet, vendosmëri, qetësi, besnikëri.
Ngjyra vjollcë- qetësi, besim, paqe.
Ngjyra e bardhë- pastërti, pafajësi, optimizëm, ndriçim.
Ngjyra e zezë-qetësi, elegance, fuqi, autoritet.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.