00:00:00
23 Mar

Shprehja e mirënjohjes në punë ka ndikim pozitiv

Nëse do ta dinit se shprehja e mirënjohjes ndaj një kolegu do të përmirësonte jetën e tyre dhe tuajën, a do ta bënit më shpesh?

Një studim i ri nga hulumtuesit e Universitetit Shtetëror të Portland-it – nga profesori i biznesit David Cadiz, profesoresha e psikologjisë Cynthia Mohr dhe Alicia Starkey– tregon një marrëdhënie pozitive në mes të mirënjohjes së shprehur gjatë punës, shëndetit fizik dhe shëndetit mendor.

Studimi “Marrja e mirënjohjes dhe shëndeti fizik” tregon se falënderimi në punë parashikoi gjumë më të mirë, më pak dhimbje koke dhe ngrënie më të shëndetshme, sepse përmirësonte kënaqësinë e punës.

Studimi përfshinte një grup të infermierëve në Oregon. Cadiz diskuton gjetjet dhe mënyrën si aplikimi i hulumtimit mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në cilësinë e jetës dhe ruajtjen e vendeve të punës duke parandaluar sëmundjet që lidhen me stresin.

“Infermieret kanë tendencë të kenë një punë pa mirënjohje, shumë fizike dhe shpeshherë pacientët u bërtasin atyre. Kur infermieret marrin mirënjohje, kjo ua rrit energjinë atyre”, shpjegon Cadiz.

“Ky lloj studimi na ndihmon të kuptojmë se si t’i mbajmë infermierët në fuqinë punëtore në një mënyrë të shëndetshme. Infermieret e bashkojnë me forcë profesionin e tyre me identitetin e tyre dhe shpesh kujdesen për pacientët më shumë se veten e tyre. Falënderimi lidhet me një punë të bërë mirë dhe në fund të fundit rrit vetë-kujdesin”.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.