Foto të vjetra, jetë e re: Si t’i skanoni fotografitë e vjetra

A e keni shtyrë vazhdimisht atë projektin e fotografive të familjes? Këtu i keni të gjitha informacionet se çfarë duhet të bëni.

Gjuetia e fotove

Njoftoni miqtë dhe familjen tuaj se po llogarisni te ta për këtë projekt. Jepini atyre mjaftueshëm kohë, por jo edhe tepër.

Organizoni imazhet tuaja

Hapi tjetër: organizimi. Të familjarizoheni me fotografitë që nga fillimi do ta thjeshtësojë procesin e dizajnimit të albumit. Kur gërmoni mes grumbullit të fotografive- të printuara ose jo- nxirrni ato fotografi që tregojnë një histori apo ju bëjnë të ndieni diçka. Ju rekomandojmë të merrni edhe një anëtar tjetër të familjes për të përcaktuar datat kryesore apo historitë prapa fotografive. Kështu mund të mësoni edhe disa gjëra rreth njerëzve të afërt.

Digjitalizoni fotografitë tuaja

Përdorni telefonin tuaj për të fotografuar imazhet e fotografive të vjetra. Gjeni një vend me ndriçim të mirë dhe filloni të fotografoni. Mbajeni telefonin sipër dhe siguroni që imazhi është i fokusuar mirë.

Ruani dhe shpërndani fotot

Tani keni foto të digjitalizuara që mund t’i ndani me të gjithë. Përmes platformës Dropbox mund t’i ngarkoni fotografitë ose nga laptopi ose nga telefoni duke përdorur aplikacionin e tyre. Krijoni një folder dhe ftoni të gjithë miqtë dhe famijen të kenë qasje në fotografi.

Krijoni një album tuajin

Tani vjen pjesa e qejfit. Nuk ka dyshim: çfarë do ta bëjë albumin tuaj më të mirë janë ato fotot që i keni zgjedhur me kujdes dhe u keni dhënë një jetë të re. Tani është koha për t’i printuar.

Ndoshta ky udhëzim ishte thjesht nxitja që ju duhej për të shkundur pluhurin e atyre kutive dhe t’ia filloni punës sepse ia vlen.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.