00:00:00
22 Feb

Filterat e cigareve janë ndotësit më të mëdhenj të oqeaneve

Ndotja e oqeaneve është një problem shumë serioz.

Shpesh, kur e dëgjojmë termin “ndotje e oqeaneve”, janë shishet e plastikës dhe gjësendet e tjera të plastikës që na bien në mend- por është një lloj tjetër i mbeturinave  që është shumë më i keq dhe ka marrë shumë më pak vëmendje se sa duhet dhe ata janë filterat e cigareve.

Në shikim të parë, ato mund të duken të vogla dhe të padëmshme, por ato mund të shkaktojnë dëm të parikuperueshëm, sidomos kur janë në numër aq të madh sa tani. Sipas një raporti nga NGO Ocean Conservancy e cila organizon pastrime të plazheve që nga viti 1986, rreth 60 milionë filtera të cigareve janë mbledhur që nga viti 1980.

Kjo e tejkalon në masë të madh numrin e qeseve të plastikës, mbështjellësve të ushqimit dhe shisheve të mbledhura në aksione.

Disa pushues i hedhin filterat direkt në plazh. Ndërsa në raste të tjera ato barten në lumë nëpërmjet shiut dhe dalin në plazh nëpërmjet valëve.

Sidoqoftë, shumica e duhanpirësve nuk e dinë në të vërtetë sa e dëmshme dhe e rrezikshme mund të jetë sjellja e tyre- jo vetëm për ambientin dhe ekosistemin, por edhe për ta si konsumator gjithashtu.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.