00:00:00
17 Jan

Filmi i Barbie me Margot Robbie do të realizohet

Duket se më në fund “Barbie” e ka arritur marrëveshjen për përshtatjen në film të të ashtuquajturës “DreamHouse”.

Siç ka njoftuar kompania e lojërave Mattel, Margot Robbie është zgjedhur zyrtarisht në rolin e kukullës ikonë, të njohur ndërkombëtarisht. Përzgjedhja e Robbie pa dyshim përputhet me standardet e bukurisë së kukullës.

Filmi i “Barbie” do të jetë produkt i bashkëpunimit mes Warner Bros. Pictures, Ynon dhe kompanisë së sapo lansuar Mattel Films.

Rreth rolit të saj të ri, Robbie u shpreh se: “Loja me Barbie promovon vetëbesim, kuriozitet dhe komunikim gjatë një udhëtimi të një fëmije rreth zbulimit të vetvetes. Gjatë pothuajse 60 viteve të markës, Barbie ka fuqizuar fëmijët ta imagjinojnë veten në role ambicioze nga princesha deri te presidentja. Jam shumë e nderuar që e kam marrë këtë rol për të prodhuar një film që besoj se do të ketë një ndikim jashtëzakonisht pozitiv te fëmijët dhe publiku në të gjithë botën. Nuk mund as ta imagjinoj të kem partnerë më të mirë se Warner Bros dhe Mattel për ta sjellë këtë film në ekranin e madh”.

Filmi ishte caktuar të lansohej me 8 maj të vitit 2020 mirëpo kjo me siguri do të ndryshojë duke marrë parasysh përparimin e projektit.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.