Fillon restaurimi i Urës së Shën Prodhomit në Voskopojë, e ndërtuar në shekullin XVIII

Ka nisur puna për restaurimin e Urës së Shën Prodhomit, Voskopojë.

Ura 300-vjeçare, monument kulture i kategorisë së I-rë, është ndërtuar në shekullin XVIII.
Ura me harqe vlerësohet e rrallë për sa i përket anës arkitektonike. Ajo është një prej urave më të vjetra në vend.

Si pjesë e restaurimit, kjo urë nuk do të përdoret më nga makinat, por vetëm nga këmbësorët. Kjo bëhet me qëllim të shmangies së ndonjë dëmtimi të urës.

Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Korçë konsiston në kryerjen e ndërhyrjeve konservuese dhe restauruese në urë.

Ministria e Kulturës po i kushton një vëmendje të veçantë rijetëzimit dhe mbrojtjes së monumenteve të kulturës si pjesë e vyer e trashëgimisë tonë kulturore

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.