00:00:00
22 Mar

Fansat e “Black Panther” irritohen nga përbuzja në Golden Globes

“Black Panther” ishte nominuar për tri çmime në edicionin e këtij viti të çmimeve Golden Globe. Edicioni përfundoi duke e shpërblyer me vendin e parë “Bohemian Rhapsody” me regji të Rami Malek dhe duke e lënë filmin e drejtuar nga Ryan Coogler pa fitore.

Siç mund të merret me mend, Marvel dhe fansat e “Black Panther” janë njësoj të frustruar për faktin që filmi u përbuz në të tri kategoritë në të cilat ishte nominuar përfshirë atë për dramën më të mirë, fonogramin më të mirë (nga Ludwig Goransson) dhe këngën më të mirë origjinale “All the stars” nga Kendrick Lamar, Anthony Tiffith, Mark Spears, Solana Rowe dhe Al Shuckburgh.

Marvel Studios e ka shtyrë filmin në sezonin e çmimeve, duke u ofruar votuesve të Akademisë një film që në thelb mund të konsiderohej për nominim në pothuajse çdo kategori. Shefi i Marvel Studios, Kevin Feige shprehu falënderimin e tij ndaj të gjithë ekipit që ndihmoi ngritjen e “Black Panther” në majë të listave të shitjes të biletave.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.