Facebook po i lejon kompanitë të krijojnë reklama me target specifik gjinor

Qindra mijëra amerikanë vozisin për Uber. Dhe kopania po kërkon edhe shumë të tjerë. Ajo publikon reklama në Facebook të cilat thonë, për shembull: “Po vozisni drejt diçkaje? Fitoni para ekstra kur ju konvenon dhe shkoni atje më shpejt.” Një tjetër thotë: “Fitoni 1,100 dollarë në Nashville për 200 xhirot tuaja të para. Garanci kohore e limituar! Kushtet aplikohen.”

Është vetëm një problem: shumë nga këto reklama nuk mund të shihen nga gratë.

Një rishikim i reklamave të Facebook-ut nga ProPublica gjeti se shumë reklama të Drive with Uber (vozisni me Uber), që është arma rekrutuese e kompanisë, i tragetonin vetëm meshkujt në dhjetra qytete përreth SHBA-ve. Hulumtimi i ProPublica-s në 91 reklama të Uber gjeti vetëm një e cila i targetonte gratë dhe tri nuk kishin target specifik për gjini.

Ky projekt është bërë në bashkëpunim me lexuesit e gazetës të cilët i dërgonin reklamat që u shfaqeshin në kryefaqe.

Sipas këtij hulumtimi, Uber është një ndër 15 kompanitë të cilat kanë postuar reklama ekskluzivisht për njërën gjini.

Gjykata Supreme në vitin 1973 ka vendosur që është e jashtëligjshme për një punëdhënës të nxjerrë reklama pune në gazeta me parametra të tillë si: “Kërkohet ndihmë – meshkujt.”

Ndërsa tri firma: ACLU, Communications Workers of America dhe Outten & Golden kanë drejtuar ankesë te Komisioni i të Drejtave të Barabarta të Punësimit lidhur me këtë praktikë të Facebook-ut.

Në një përgjigjje për këto reklama me target specifik gjinor, një zëdhënës i Uber tha: “Driving with Uber nuk është një punë tipike 9 deri në 5, dhe platforma është në dispozicion për këdo që është i kualifikuar – pavarësisht gjinisë.” Ai po ashtu shtoi: “Ne përdorim kanale të ndryshme për të arritur deri te vozitësit e mundshëm – edhe offline edhe online – me qëllimin që t`u mundësojmë më shumë njerëzve, jo më pak, të fitojnë para gjatë orarit të tyre.”

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.