00:00:00
22 Mar

Facebook lejon kërkimin e personave nëpërmjet numrit të telefonit

Përdoruesit po ankohen se numri i telefonit që Facebook u ka sugjeruar vazhdimisht ta përdorin për të siguruar llogarinë e tyre, gjithashtu është lidhur me profilin e tyre të përdoruesit- të cilin çdokush mund ta përdor për të “kërkuar” profilin e tyre.

Akoma më keq, Facebook nuk të jep opsionin e tejkalimit.

Vitin e kaluar, Facebook u detyrua të pranonte, pas disa muajsh të të bezdisurit të përdoruesve të tij për të kaluar në kyçje dy-faktorëshe duke shkruar numrin e tyre të telefonit, se kjo ishte bërë gjithashtu për të identifikuar përdoruesit me reklama. Por disa përdorues po kuptojnë tani që vendosja e parazgjedhur e Facebook lejon të gjithë – me ose pa një llogari – të kërkojnë një profil të përdoruesit bazuar në të njëjtin numër telefoni të shtuar më parë në llogarinë e tyre.

Shpërthimi i fundit filloi  pas një postimi në Twitter  nga Jeremy Burge ku kritikoi mbledhjen dhe përdorimin e numrave të telefonit nga Facebook, të cilat ai i krahasoi me “një ID unike që përdoret për të lidhur identitetin tuaj në çdo platformë në internet”.

Megjithëse përdoruesit mund ta fshehin numrin e telefonit në profilin e tyre, kështu që askush nuk mund ta shohë atë, është ende e mundur të “kërkoni” profilet e përdoruesve në mënyra të tjera.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.