00:00:00
23 Mar

Facebook, Instagram dhe WhatsApp janë jashtë funksionit

Facebook dhe Instagram duket të jenë pjesërisht jashtë funksionit për disa përdorues në mbarë botën. Ndërsa ju mund të hapni të dyja platformat dhe disa shërbime duket se janë rregulluar, përdoruesit po raportojnë probleme me dërgimin e mesazheve në Messenger, postimin në  kryefaqe në të gjitha produktet e Facebook, Instagram dhe WhatsApp. Madje edhe Oculus VR i cili është në pronësi të Facebook po përjeton probleme që lidhen me ndërprerjen.

Më parë gjatë ditës, WhatsApp u duk se i ka rregulluar problemet për shumë njerëz, por përdoruesit në Paraguaj, Indi, Bangladesh, Argjentinë dhe më shumë vërejnë se ata kanë filluar të përjetojnë probleme me dërgimin e mesazheve. DownDetector (detektori i prishjeve) tregon se përdoruesit në Brazil kanë përjetuar ndërprerjet më të rënda.

Instagram është duke pasur më së shumti probleme: për disa përdorues, postimet nuk po ngarkohen, Story-et e Instagram janë jashtë përdorimit dhe mesazhet direkte dhe butoni për të postuar përmbajtje të re gjithashtu nuk po funksionojnë. Seksioni i reklamës në Facebook nuk funksionon.

Rreth një orë pasi përdoruesit e parë vunë re ndërprerjen, Facebook u përgjigj në Twitter. Ai gjithashtu vuri në dukje se “çështja nuk lidhet me një sulm DDoS”.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.