00:00:00
23 Mar

Facebook do të ndalojë përmbajtjen kundër vaksinimit

Facebook lajmëroi se do të zvogëlojë depërtimin e informacioneve kundër vaksinës në platformën e vet. Nuk do të lejojë më që këto informacione të promovohen përmes reklamave dhe rekomandimeve dhe do t’i bëjë më pak dominuese në rezultatet e kërkimit. Megjithatë, rrjeti social nuk do t’i largojë postimet kundër vaksinës krejtësisht.

Kompania gjithashtu tha se po kërkonte mënyra që t’u jepte përdoruesve më shumë njohuri rreth vaksinave nga “organizatat eksperte”.

Ky vendim ishte parashikuar pasi që Facebook së bashku me YouTube dhe Amazon janë përballur me kritika nga gazetarët dhe deputetët gjatë javëve të fundit për shkak se kanë lejuar që të përhapet keqinformimi rreth vaksinimit në platformat e tyre.

Në një postim në blog, Monika Bickert, zëvendëspresidentja e menaxhimit të politikave globale, tha se Facebook do të fillonte t’i refuzonte reklamat që përfshinin informacione të rreme rreth vaksinimit.

Facebook gjithashtu do të zvogëlojë listimin e faqeve dhe grupeve që përhapin informata të rreme në rezultatet e kërkimit dhe në kryefaqe.

Përpjekjet e rrjetit social për të luftuar dezinformatat përfshijnë edhe Instagramin, ku kompania tha se do të ndalonte rekomandimin e përmbajtjeve rreth vaksinimit që faqen Explore të aplikacionit.

Nuk është ende e qartë nëse shtimi i përmbajtjes online kundër vaksinimit ka shkaktuar ndonjë rënie domethënëse në shkallën e vaksinimit në SHBA.

Lajmërimi i Facebook dëshmon edhe më tej rolin që rrjeti social ka në ekosistem.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.