00:00:00
23 Mar

Episodi i fundit i “The Big Bank Theory’ do të zgjasë një orë

Data e transmetimit të episodit të fundit të ‘The Big Bang Theory” është caktuar.

CBS, rrjeti amerikan i cili transmeton serialin komik ka shpallur se episodi i fundit do të zgjasë një orë dhe do të dalë më 16 maj.

Ndërsa transmetuesit britanik do ta transmetojnë serialin në një datë tjetër.

Përgjatë 12 sezonave të tij, ‘The Big Bang Theory’ ka qenë një nga komeditë më të pëlqyera në Shtetet e Bashkuara.

Aktorët Jim Parsons, Kaley Cuoco, Johnny Galecki, Simon Helberg dhe Kunal Nayyar është raportuar se kanë fituar rreth 1 milion dollarë për episod. Ata pësuan  një ulje të pagës në 900,000 dollarë në vitin 2017 në mënyrë që koleget e tyre Mayim Bialik dhe Melissa Raunch të mund të merrnin një rritje të pagës- ato tani fitojnë 425,000 dollarë, ndërsa më parë merrnin 175,000.

Programi do të përfundojë pas 279 episodash duke bërë atë serialin i cili ka zgjatur më së shumti në historinë televizive.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.