Ende mbetet e paqartë nëse Google po krjon një makinë kërkimi për Kinën

Muajin e kaluar, në ngjarjen e përvjetorit të 20-ë të Google, iu dha përgjigjje një mëdyshjeje për ambiciet e saj në Kinë.

Kishte spekulime se kompania po e krijonte një makinë kërkimi për shtetin, një që do të ishte një lidhëz në vargun e cenzurave të Beijing-ut.

“Për momentin krejt çka kemi bërë është vetëm eksplorim, por meqë nuk kemi ndonjë plan për të lansuar diçka, nuk mund të flas shumë për këtë,” tha Ben Gomes.

Ai po e përsëriste renditjen e kompanisë në një projekt të emëruar me kodin Dragonfly, i cili ishte bërë publik falë disa zbulimeve. Disa burime të profileve të larta dhe një peticion i nënshkruar nga punëtorët, protestuan kundër kësaj ideje.

Tani, një transkriptë e publikuar së fundmi e Gomes-it duke iu referuar punëtorëve  lë të nënkuptohet se mbase kjo nuk ishte krejtësisht e planifikuar. Të publikuara të martën nga The Intercept, fjalët e tij lënë të nënkuptohet një entuziazëm dhe gatishmëri që shkon përtej “eksplorimit.”

“Në përgjithësi vetëm dua t`ju falënderoj të gjithëve për punën që e keni bërë për këtë,” thuhet në transkriptën e cila thuet se është marrë nga një takim i 18 korrikut në të cilin Gomes iu drejtua atyre që ishin duke punuar në Dragonfly.

“Duhet të fokusohemi në atë që duam ta mundësojmë,” vazhdon ai. “Dhe pastaj kur të ndodhë hapja jemi gati për të.”

Ai sugjeron se një lloj shërbimi apo produkti është rrugës, edhe pse e pranon paparashikueshmërinë e tentimit për të (ri)hyrë në tregun kinez, veçanërisht në një kohë kur vendi është duke çuar një luftë tregtare me SHBA-të.

“Ndërsa ne themi se do të jetë gjashtë dhe nëntë muaj deri në lansim, bota ësht vend shumë dinamik,” tha Gomes.

Google nuk pranoi ta konfirmonte apo ta mohonte origjinalitetin e transkriptës kur u pyet nga BBC. Një zëdhënëse  megjithatë e dha një përgjigje nëse Gomes ishte i sinqertë apo jo.

“Jo, komentet në intervistën tuaj me të janë të qëndrueshme për gjendjen në të cilën është projekti,” tha ajo. “Si kemi thënë më herët, përpjekjet tona janë eksploruese dhe nuk jemi afër lansimit ende. Çfarëdo sugjerimi se Ben nuk ishte i saktë është thjesht gabim.”

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.