00:00:00
23 Mar

Emilia Clarke ka qarë gjatë xhirimit të skenave të fundit të GOT

Aktorja e ‘Game of Thrones’, Emilia Clarke ka thënë se ajo ka derdhur lot gjatë xhirimit të skenave të fundit.

Clarke,  e cila luan Daenerys Targaryen në shfaqjen e HBO zbuloi se ajo eci rreth Londrës për tri orë mbasi i kishin dhënë skenarin për sezonin e tetë të ardhshëm.

Mund të kishte qenë duke rënë shi dhe unë të kem qenë duke ecur pa e ditur se çfarë të bëj”, tha ajo.

Kishte “shumë lot” duke xhiruar fjalët e saj të fundit, tha ajo duke shtuar: “Ai ishte momenti kur e kuptova se alkooli gjithashtu mund të ishte depresionues. Isha duke pirë një gotë verë dhe thoja me vete: ‘nuk e di pse kjo nuk po më bën më të lumtur!’”

Duke krahasuar ndjenjën e xhirimit të skenës së saj të parë në seria, Clarke tha se ajo ndjente “sasi të njëjta të frikës”.

Komentet e aktores vijnë pasi që kolegu i saj Kit Harington, i cili luan rolin e Jon Snow tha se ai përjetoi “pikëllim” pas xhirimit të fundit të serialit.

Game of Thrones kthehet në ekranet e televizionit më 14 prill.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.