Ekspozimi i lartë ndaj rrezatimit shkakton kancer

Programi Kombëtar i Toksikologjisë (NTP) konkludoi se ka prova të qarta se minjtë meshkuj të ekspozuar ndaj niveleve të larta të rrezatimit radio frekuencor (RFR) si ato të përdorura në telefonët celularë 2G dhe 3G kanë zhvilluar tumore kancerogjene në zemër. Kishte gjithashtu disa prova të tumoreve në tru dhe veshkave te minjve të ekspozuar.

“Ekspozimet e përdorura në studime nuk mund të krahasohen drejtpërdrejt me ekspozimin që njerëzit përjetojnë kur përdorin një telefon celular”, tha John Bucher, Ph.D., shkencëtar i lartë në  NTP. “Në studimet tona, minjtë pranuan rrezatim të radiofrekuencave në të gjithë trupat e tyre, për dallim nga njerëzit që janë të ekspozuar më së shumti në indet specifike lokale pranë vendit ku ata mbajnë telefonin, përveç kësaj, nivelet dhe kohëzgjatjet e ekspozimit në studimet tona ishin më të mëdha se atë që njerëzit përjetojnë”.

Niveli më i ulët i ekspozimit i përdorur në studime ishte i barabartë me ekspozimin maksimal të indeve lokale të lejuara aktualisht për përdoruesit e telefonave celularë. Ky nivel i fuqisë rrallë ndodh me përdorimin tipik të celularëve. Niveli më i lartë i ekspozimit në studime ishte katër herë më i lartë se niveli maksimal i lejuar i energjisë.

“Ne besojmë se lidhja midis rrezatimit të radiofrekuencave dhe tumoreve në minjtë meshkuj është e vërtetë dhe ekspertët e jashtëm janë dakord”, tha Bucher.

Studimet e NTP prej 30 milion dollarë morën më shumë se 10 vjet për të përfunduar dhe janë vlerësimi më i plotë deri më sot i efekteve të shëndetit në kafshët e ekspozuara ndaj RFR me modifikimet e përdorura në telefonët celularë 2G dhe 3G. 2G dhe 3G rrjetet ishin standarde kur studimet ishin projektuar dhe janë përdorur ende për telefonata dhe dërgim të mesazheve.