Edhe Facebook e bllokon reklamën e fushatës së Trump-it

Të hënën Facebook i ka larguar reklamat nga fushata rizgjedhëse e presidentit Trump që kërkonte t`i ndezin votuesit konservativë në dy shtetet fushëbetejë të zgjedhjeve të mes-mandatit me një reklamë të cilësuar si “raciste” nga transmetuesit kryesorë televiziv.

Vendimi i kompanisë erdhi pasi CNN, NBC dhe Fox News e kanë hequr këtë reklamë, e cila e shfaq një vrasës policësh të dënuar i cili ishte deportuar disa herë para se t`i gjuajë dhe t`i vrasë zëvendësoficerët e Kalifornisë. Reklama doli si video nga fushata e Trump-it javën e kaluar.

Shumë shpejt Facebook dha një deklaratë: “Kjo reklamë i thyen politikat e reklamimit në Facebook-ut kundër përmbajtjes së ndjeshme prandaj e refuzojmë. Përderisa video lejohet të postohet në Facebook, nuk mund të pranojë shpërndarje me pagesë,” shkroi një zëdhënës i kompanisë në një deklaratë me email.

Zëdhënësi tha se reklama i thyente rregullat e Facebook-ut kundër “përmbajtjes së ndjeshme” në reklama. Kjo politikë ndalon “përmbajtjen shokuese, të ndjeshme, jo të respektueshme, apo tejet të dhunshme” në reklamat me pagesë. “Kjo përfshin dehumanizimin dhe denigrimin e grupve të plota të njerëzve dhe përdorimin e thashethemeve frikësuese dhe të tepruara për rrezikun.”

“Amerika nuk mund ta lejojë atë lloj sulmi. Karavani i emigrantëve duhet të ndalet,” deklaron reklama 30 sekondëshe e fushatës Trump. “Presidnti Trump dhe aleatët e tij do ta mbrojnë kufirin tonë dhe t`i mbajnë familjet tona të sigurta.”