00:00:00
17 Jan

Eddie Murphy konfirmon vazhdimin e “Coming to America”

Pas më shumë se 30 viteve qëkur Eddie Murphy luajti rolin kryesor si Prince Akeem në “Coming to America”, aktori do ta luajë sërish këtë rol në një vazhdim të shkruar nga Kenya Barris.

Planet për një vazhdim të komedisë klasike të vitit 1988 u lajmëruan së pari në vitin 2017 me drejtorin Jonathan Levine dhe skenaristët origjinalë të “Coming to America” si pjesë e stafit.

“Pas shumë vitesh pritjeje, jam shumë i lumtur që “Coming to America 2” do të realizohet zyrtarisht”, tha Murph në një deklaratë. “Kemi grumbulluar një ekip të mrekullueshëm që do të udhëhiqet nga Craig Brewer, i cili ka bërë një punë të mahnitshme me “Dolemite” dhe mezi po pres t’i rikthej të gjitha këto personazhe klasike dhe të dashura në ekran”.

Siç pohohet, vazhdimi do të ketë të bëjë me Princin Akeem i cili rikthehet në Amerikë për të kërkuar djalin e tij të humbur prej kohësh, i cili është trashëgimtari i frontit të popullit Afrikan Zamunda.

“Aftësia e Craig për të krijuar një botë të ndryshme kinematografike në secilin prej filmave të tij, nuk është vetëm impresionuese por është çfarë e ka bërë atë pikërisht zërin dhe vizionin që na duhej për të sjellë këtë histori në jetë”, tha Berris në një deklaratë. “Nga “Hustle and Flow” deri te puna e tij me Eddie në “Dolemite Is My Name”, ai gjithmonë më befason. Ai është një krijues i vërtetë dhe nuk mund të ishim më të lumtur se kaq që e kemi në staf”.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.