00:00:00
22 Feb

E vërtetë apo trillim: Disa ushqime e rrisin metabolizmin tuaj

Trillim.

Studimet tregojnë se ndonëse disa lloje të ushqimit mund të kenë efekte shumë të vogla në metabolizmin tuaj, nuk ka ndonjë ushqim që e shpejton apo ngadalëson atë në mënyrë domethënëse që të kërkoni t’i hani apo t’i shmangni rregullisht.

Dr. Emelie Ilarde, ,mjeke familjare, ofron ndihmën e saj në sqarimin e disa miteve rreth ushqimeve dhe metabolizmit.

Sallata e gjelbër: Thuhet se sallata e gjelbër e ngadalëson metabolizmin tuaj por në realitet ajo ka më shumë dobi sesa dëm. Të hani sallatë të gjelbër para një vakti ju ndihmon të konsumoni më pak kalori dhe ju mban të ngopur.

Çaji i gjelbër: Studimet tregojnë se çaji i gjelbër vërtet e shton numrin e kalorive që trupi juaj djeg. Megjithatë, efekti është minimal.

Ushqimet djegës: Ndërkohë që ushqimet djegës mund ta zvogëlojnë apetitin tuaj duke e rritur përkohësisht temperaturën e trupit, përkohësisht është fjala kyçe në këtë kontekst.

Pijet me kafeinë: Ngjashëm me çajin e gjelbër, pijet me kafeinë si kafja njihen si pije që e shtojnë metabolizmin- minimalisht. Më së shumti, kafeina do t’ju ndihmojë nëse e pini para ushtrimeve duke e shtuar kështu energjinë tuaj dhe duke ju ndihmuar ta shtoni ritmin e ushtrimeve.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.