Dua Lipa, artistja më e transmetuar në Mbretërinë e Bashkuar

Dua Lipa është artistja femër më e transmetuar në Mbretërinë e Bashkuar deri tani këtë vit, sipas shifrave si nga Spotify ashtu edhe nga Apple Music.

Kënga e saj One Kiss, me Calvin Harris, ishte kënga e dytë më e transmetuar në dy faqet, pas këngës së Drake “God’s plan”.

Në Spotify, albumi i Dua Lipës ishte në vendin e tretë sa i përket transmetimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe i katërti në glob.

Ylli, që fitoi çmimin e artistes më të mirë në Brit Awards këtë vit do të jetë edhe ylli i kopertinës së Vogue në muajin janar.

Ajo pritet që të premten të marrë nominimin e saj të parë për Grammy kur do të zbulohet lista për vitin 2019.

Apple dhe Spotify janë dy nga shërbimet më të mëdha transmetuese, me më shumë se 139 milionë abonues.

Grafikët e tyre për “best of 2018” tregojnë dominimin e hip hopit me Drake, Post Malone dhe XXXTentacion. S’është për t’u habitur që Drake ishte artisti më i transmetuar këtë vit pasi që albumi i tij i pestë “Scorpion” theu rekordet e transmetimit në qershor.

Ed Sheeran, që fitoi çmimin e artistit në shërbimet e transmetimit vitin e kaluar, ra në vendin e pestë në 2018-tën- kjo marrë parasysh që nuk ka lansuar ndonjë këngë të re.

Ariana Grande ishte artistja femër më e famshme në përgjithësi me 49 milionë transmetime vetëm në Spotify.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.