Në filmin “Elf”, departamentit të artit iu deshën javë për të rregulluar të gjitha dekorimet e detajuara të Krishtlindjeve në dyqan andaj lufta mes Buddy dhe babadimrit të qendrës tregtare duhej të përfundohej me vetëm një xhirim.
Në “Love Actually” fillimisht u xhirua edhe një pjesë shtesë e trishtë që përfshinte drejtoreshën e shkollës dhe partnerin e saj i cili lufton me një sëmundje të pashërueshme.
Në “How the Grinch Stole Christmas” edhe Eddie Murphy edhe Jack Nicholson u morën parasysysh fillimisht për rolin e Grinçit.
Në “Home Alone” në fillim u krijua një tarantulë e rreme për t’u vënë në fytyrën e Daniel Stern por drejtori i detyroi të përdornin një të vërtetë. Gjithashtu, qarkullojnë fjalë që Daniel Stern e ka imituar të bërtiturën e tij gjatë kësaj skene por kjo nuk është plotësisht e vërtetë!
Në “The Nightmare Before Christmas” një minutë pamjesh mori rreth një javë për t’u xhiruar dhe i gjithë filmi mori tri vjet për t’u prodhuar.
Në “Home Alone 2: Lost in New York”, Donald Trump pranoi t’u jepte leje ekipit prodhues të xhironin në Hotel Plaza, që ai e drejtonte atë kohë, vetëm nëse do t’i jepnin një rol në film.
Në “The Holiday”, faqja që Iris dhe Amanda e përdorin për të shkëmbyer shtëpitë është në fakt i vërtetë.
Në “Elf” Will Ferrell, John Favreau dhe një kameraman i vetëm vrapuan në New York-un ditën e fundit të xhirimeve dhe ndërvepruan me njerëz të zakonshëm në rrugë për të xhiruar pjesën e “Buddy discovers New York”.