Dieta mediterane, dieta më e shëndetshme

Sipas shumë studimeve, dieta e mediteranit është dieta më e shëndetshme. Ekspertët vazhdimisht na këshillojnë të hamë mjaftueshëm vaj ulliri, ushqime bimore, peshk dhe venë.

Të ushqyerit sipas dietës mediterane mund të mbrojë nga efektet e dëmshme të ndotjes së ajrit sipas një studimi të Universitetin e Nju Jorkut të publikuar në 2018. Ky studim analizoi rreth 550,000 njerëz dhe nivelin e ekspozimit të tyre ndaj ndotjes për 17 vjet. Ata që ndoqën dietën mediterane kishin më pak rrezik të prekeshin nga sëmundjet e ndryshme kardiovaskulare. Kjo ndodhi për arsye se kjo dietë është e pasur me ushqime anti-oksiduese.

Studiuesit zbuluan se ata të cilët ndoqën këtë dietë patën tolomere më të gjata. Këto të fundit janë pjesë të kromozomeve që kanë ndikim në plakje. Sa më të gjata janë ato aq më mirë. Tolomeret e shkurta shumë shpesh tregojnë jetë më të shkurtër, rrezik më të madh ndaj kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe shume sëmundjeve të tjera. Në shkurtimin e tolomereve ndikojnë faktorë si obeziteti, pijet e gazuara dhe pirja e duhanit.

Dieta mediterane nuk është një plan ushqimi i reduktuar por një tradite e të ushqyerit e njerëzve të vendeve të mediteranit. Karakterizohet me konsumim të shumë perimeve, frutave, arrave, vajit të ullirit dhe drithërave të papërpunuara. Konsum mesatar të peshkut dhe pak produkte të bulmetit, mishit dhe shpendëve.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.