00:00:00
17 Jan

Dell prezanton serinë e re të laptopëve 2 në 1

Dell ka zbuluar linjën e re të laptopëve, laptop-tabletët 2 në 1, dhe monitorët me përbërësit e fundit nga Intel. Kompania i shfaqi pajisjet në shfqajen e tregtisë së teknologjisë IFA në Berlin, dhe disa nga modelet mundësojnë komandë zëri Alexa dhe Cortana.

Këto modele pritet të sjellin “inovacion dizajni dhe investimin që e kemi bërë në ta në linjën kryesore”, tha Raza Haider, nënkryetarja e brendeve Inspiron dhe Vostro në Dell, në një intervistë për VentureBeat në San Francisco. Javën e kaluar, Dell shfaqi një renditje të ngjashme të dizajneve të inspiruara Alienware për lojtarët në ngjarjen Gamescom në Gjermani.

“E kemi themeluar bazën tonë në pesë vitet e fundit në premium, dhe tani jemi duke u përpjekur ta bëjmë të njëjtën në linjën kryesore”, tha Haider. “Rreth 80 përqind e blerësve të kompjuterëve personal janë në makina nën 1,000 dollarë.”

Linja e Dell-it vjen e paracaktuar me softver, sikurse Dell Cinema në portfolion XPS dhe makinat Inspiron, dhe disa prej modeleve gjithashtu vijnë me Dell Mobile Connect për t`u bashkuar me njoftimet e kompjuterit dhe telefonit tuaj të mençur.

Inspiron

Modelet e fundit të laptopit tablet 2 në 1 nga Dell, Inspiron 7000 janë në dispozicion me ekrane 13 inç, 15 inç dhe 17 inç. Këta vijnë me procesorë të gjeneratës së tetë U-series Gen Core. Modelet 13 inç dhe 15 inç kanë skaje të ngushta, falë një web-kamere kompakte 2.7 milimetra. Versionet 15 inç dhe 17 inç kanë grafika opsionale GeForce MX150, dhe memorie Intel Optane Memory opsionale.

Dell Inspiron 7000 2 në 1 e kanë të gatshëm Alexa-n, prandaj përdoruesit e kompjuterëve personal mund të bëjnë lista, të krijojnë rikujtime, të pyesin për motin, të luajnë muzikë, dhe t`i menaxhojnë takimet me komanda zëri.

Pajisjet e reja do të jenë në dispozicion me 2 tetor.  Versioni 13 inç do të kushtojë 880 dollarë me ekran full HD dhe 1,250 dollarë me ekran ultra HD. Versioni 15 inç kushton 850 dollarë me ekran full HD dhe 1,250 dollarë me Ultra HD, dhe versioni 17 inç kushton 1,100 dollarë.

Inspiron 14 5000 2 në 1 me procesor U-series del me 2 tetor me çmim 600 dollarë. Edhe një Chromebook do të dalë me 23 tetor me çmim 600 dollarë.

XPS

Marka XPS ka model XPS 13 me procesor të dyfishtë Core i3. Dell pohon se është laptopi më i vogël dhe më i fuçishëm në klasën e tij. Ai tashmë është në dispozicion me çmim 900 dollarë. Dell ka edhe një XPS 13 2 në 1 i cili vjen me procesor Intel 8th Gen me 11 shtator me çmim 1,000 dollarë. Ai ofron 15 orë jetëgjatësi baterie dhe ekran UltraSharp QHD+InfinityEdge. Ai po ashtu ka kornizë alumini dhe ekran Corning Gorilla Glass 4.

Dell thotë se ekrani InfinityEdge është 2 në 1-shi më i vogël në planet, dhe është i qetë pasi që nuk ka ventilatorë. Ka opsione për processorët 8th Gen Intel Core i5 dhe i7, dhe jetëgjatësi baterie deri në 15 orë. Vjen me 4GB të memories kryesore, grafika të integruara Intel, 128 apo më shumë GB hapësirë për ruajtje, dhe peshon 1.22 kg (2.7 paund).

Vostro

Pastaj është Vostro i Dell-it 14 5000 që do të dalë me 2 janar për 670 dollarë, dhe Dell Vostro 15 5000 do të dalë në nëntor për 580 dollarë. Këta laptopë kanë procesorë 8th Gen Intel Core, një port për USB C, dhe vetëm një lexues shenjash të gishtërinjve për t`u kyçur. Ata përfshijnë opsione për siguri më të mirë, sikurse hapësira për çelësa për enkriptim dhe Bitlocker.

Monitori 27 inç

Dell gjithashtu e ka një monitor të ri 27 inç me lidhshmëri USB C dhe profil shumë të hollë. Tashmë është në dispozicion për 550 dollarë. Ka ndiçim deri në 600 nit, pashmëri nga këndi në kënd, dhe profil të hollë vetëm 5.5 milimetra në pikën më të ngushtë dhe 29 milimetra në pikën më të trashë.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.