00:00:00
23 Mar

Del traileri i ri i “Avengers: Endgame”

Ka dalë një trailer i ri i “Avengers: Endgame” në të cilin krahas skuadrës së superheronjve shfaqet edhe Captain Marvel.

Klipi shfaq personazhin e Brie Larson që e takon Thor (Chris Hemsworth), Captain America (Chris Evans), Black Widow (Scarlett Johansson) dhe Bruce Banner (Mark Ruffalo) ndërkohë që mblidhen për t’i shpëtuar ata që janë kthyer në pluhur pas kërcitjes shkatërrimtare të gishtit të Thanos në “Avengers: Infinity War”.

Tony Stark i Iron Man (Robert Downey Jr) tregon pjesën e parë të trailerit ku personazhi shfaqet edhe një herë duke kaluar nëpër hapësirë dhe duke inçizuar një mesazh për Pepper Potts. Megjithatë, Stark shihet më vonë në tokë me ‘Avengers’ të tjerë që disi kanë arritur në shtëpi.

Në trailer gjithashtu dëgjohet zëri i Peggy Carter (Hayley Atwell) ndonëse fjalimi që ajo bën vjen drejtpërdrejt nga “Captain America: The Winter Soldier”.

Captain Marvel shfaqet vetëm gjatë momenteve të fundit ku shihen sy më sy me Thor.

“Avengers: Endgame” është filmi i 22-të nga Marvel Cinematic. Ai do të fillojë të shfaqet në kinema nga 26 prilli.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.