Del teaser i parë i “Game of Thrones 8”

Kjo është e vërtetë. Pamjet e para kanë dalë dhe janë mjaft impresonuese.

GBO e zbuloi ‘teaser’ i cili është mëse i mjaftueshëm për të na bërë të shikojmë përpara deri në ditën e madhe.

E gjithë finalja është mbajtur fshehtësi. Vetë aktorët e morën skenarin vetëm disa ditë para filmimit. Sa i përket xhirimit, ai ka qenë i stërzgjatur, për të mos thënë më tepër.

Publikimet në media në të gjithë botën shkruajtën se xhirimi i betejës së fundit e sezonit mori dy herë më shumë kohë sesa xhirimi 25-ditësh i betejës kulmore të sezonit të gjashtë “Beteja e Bastardëve”.

Aktorja Sophie Turner, që luan rolin e Sansa Stark në serial, tha se finalja do t’i ndajë fansat në dy grupe. Ajo rrëfeu edhe reagimin e saj pasi e lexoi skenarin e episodit të fundit. Ajo tha: “Kishte shumë lotë. Mendoj se për mua si aktore ishte shumë e kënaqshme, mendoj se ishte për të gjithë, për storiet e të gjithëve- të jemi në gjendje të aktrojmë pjesën se si e gjitha merr fund. Ishte shumë e kënaqshme për ne.

Sa i përket reagimit të fansave, ajo shtoi: “Kush e di nëse do të jetë e kënaqshme për fansat. Mendoj se shumë fansa do të jenë të zhgënjyer ndërsa shumë të tjerë do të jenë tepër të lumtur. Mendoj se do të jetë shumë interesante të shohim reagimet e njerëzve por për mua leximi i skenarit deri në faqen e fundit ku thuhet “Fundi i Game of Thrones” ishte shumë i trishtë. Ishte shumë prekëse”.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.