Deklarimi i Trump-it për tarifat e Kinës nxit hutim

Një ndërprerje e propozuar nga Kina për tarifat mbi importet e makinave amerikane krijoi hutim në Uashington, një ditë pasi u njoftua nga Presidenti i SHBA-ve Donald Trump.

Pekini ende nuk e ka konfirmuar lëvizjen dhe këshilltarët e Presidentit Trump u dukën më pak të sigurt për marrëveshjen.

Pasiguria gjithashtu lidhej me detajet e armëpushimit të më gjerë tregtar të arritur nga SHBA-të dhe Kina në samitin e G20.

Në mes të detajeve të vogla, prodhuesi i makinave Ford tha për BBC se “po pret të mësojë më shumë” për armëpushimin.

SHBA akuzon Kinën për praktikat e padrejta tregtare dhe tarifat kanë për qëllim të kundërshtojnë praktikat kineze që e bëjnë të vështirë për kompanitë amerikane të konkurrojnë.

Tarifat, teorikisht, bëjnë produktet e prodhuara nga SHBA më të lira sesa ato të importuara dhe inkurajojnë konsumatorët të blejnë produkte amerikane.

Pas muajsh kërcënimesh shkallëzuese, Uashingtoni dhe Pekini thanë se kishin arritur një marrëveshje të përkohshme në debatin e tyre të tregtisë në takimin e G20 në Argjentinë gjatë fundjavës.

Në qendër të marrëveshjes ishte një marrëveshje midis presidentit Trump dhe presidentit të Kinës Xi Jinping për të mos rritur tarifat për 90 ditë për t`i mundësuar bisedimet.

Presidenti amerikan më vonë tha në një postim në Twitter se Pekini kishte “rënë dakord për t`i reduktuar dhe për të hequr tarifat për makinat që vijnë në Kinë nga SHBA“.

Komentet e tij kanë të bëjnë me tarifën 40% që Kina imponon në importet e automjeteve të SHBA, të cilat erdhën si pjesë e betejës tregtare në korrik. Shkalla është shumë më e lartë se 15% e vendeve në partnerët e tjerë tregtarë dhe detyroi shumë prodhues të makinave në Kinë – tregun më të madh të makinave në botë – për t`i rritur çmimet.

Dita pas shpalljes, ka pasur konfuzion mbi detajet në Uashington, me figura të larta në Shtëpinë e Bardhë duke kundërshtuar njëri-tjetrin.

I pyetur nëse Kina do t`i heqë tarifat e veturave prej 40%, Larry Kudlow, këshilltari më i lartë ekonomik i presidentit amerikan, tha se ai “besonte se është bërë angazhimi“.

Në një konferencë për gazetarët, ai gjithashtu tha se SHBA –të akoma nuk kishin një “marrëveshje të veçantë” për tarifat e veturave.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.