00:00:00
22 Feb

Dan Mallory: Autori best-seller gënjeu se kishte kancer

Dan Mollary, autori i librit best-seller ‘The Woman in the Window’, ka pranuar se ka gënjyer se ka kancer në tru.

Mallory, i cili e shkroi librin thriller nën pseudonimin AJ Finn, tha se ka pretenduar se ka kancer në tru për të fshehur problemet e tij me çrregullimin bipolar.

Pohimi vjen mbasi që ishte akuzuar për një seri gënjeshtrash në lidhje me jetën e tij personale.

Autori amerikan tha se “qëllimi i tij” nuk ishte të “përfitonte nga mëshira e askujt”.

Mallory ishte një redaktor librash para se të shkruante ‘The Woman in the Window”, romanin e tij të parë  i cili u publikua në janar të vitit 2018. Ai doli i pari në listën e  New York Times.

Një film i bazuar në këtë roman, rreth një gruaje me agrofobi (lloj ankthi) e cila fillon të spiunojë në komshinjtë e saj të rinj , do të dalë gjatë këtij viti.

Artikulli gjithashtu ka vënë në pyetje faktin se nëna dhe vëllai i tij kanë vdekur nga kanceri.

Edhe pse nëna e tij kishte kancer kur Mallory ishte adoleshent, ajo dhe vëllai i saj janë të dytë gjallë.

Në një përgjigje ndaj shkrimi të New Yorker, autori shkroi: “Nëna ime luftoi me kancerin kur unë isha adoleshent; ishte ndër përjetimet më të rënda, sinonim me dhimbjen dhe problemet. Ndihesha tmerrësisht i turpëruar nga problemet e mia psikologjike- ato ishin sekreti im më i frikshëm, më i ndjeshëm.”

Ai tha se ishte “i tmerruar se ҫfarë njerëzit do të mendonin nëse do të dinin” për problemet e tij mendore dhe do të mendonin se ai ishte me “defekte” ose nuk do t’i besonin”.

Ai shtoi se “si gjithë personat e tjerë me ҫrregullim bipolar, unë përjetoja depresione, mendime delusionale, obsesione dhe probleme me kujtesën”.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.