00:00:00
22 Mar

“Criminal Minds” shpall sezonën e fundit

“Criminal Minds” në CBs do t’i vijë fundi dhe ndonëse seria do të përfundojë pas 15 sezonash, shumë fansa janë të trishtuar.

Rrjeti televiziv e shpalli lajmin e madh të enjten pasi që aktorët dhe ekipi përfunduan xhirimin e sezonës së 14-të.

CBS shpërndau në Twitter se “Hey fansa të “Criminal Minds”: kemi lajme të mëdha. Së pari shënoni në calendar përfundimin e sezonës së 14-të më 6 shkurt. Pastaj, bëhuni gati për një rrugë të rëndësishme: Sezona e 15-të do të jetë sezona epike përfundimtare”.

“Criminal Minds” do të përfundojë me gjithsej 325 episoda, duke e bërë atë një nga seritë më të mira të të gjitha kohërave sipas numrit të episodave. Vetëm “Gunsmoke”,” Law & Order”, “Law & Order: Special Victims Unit”, “NCIS” dhe “Grey’s Anatomy” kanë pasur më shumë sezona.

Seria ka qenë shumë e preferuar në televizion dhe në Netflix mirëpo vlerësimet kanë rënë së fundmi. CBS e rifilloi sezonën e 14-të të serisë në momentin e fundit dhe kjo sezonë ka vetëm 15 episoda.

Producentja ekzekutive, Erica Messer tha se nuk ka planifikuar të vrasë ndonjërin nga aktorët e dashur duke qenë se personazhet fiktive janë bërë si miq dhe familje për shumë njerëz.

Ndonëse nuk dihen detaje se kush do të rikthehet, fansat janë të dëshpëruar ta shohin Thomas Gibson të rikthehet në rolin e Aaron Hotchner.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.