00:00:00
22 Feb

Colin Kroll bashkëthemeluesi i HQ Trivia vdiq nga mbidoza

Bashkëthemeluesi i aplikacionit popullor HQ Trivia, Colin Kroll, vdiq nga një mbidozë aksidentale e drogës, sipas ekzaminuesit mjekësor të New York-ut.

Një ekzaminim post-mortem zbuloi dy lloje të fentanilit, heroinës dhe kokainës në sistemin e tij.

Policia e gjeti Kroll të vdekur në banesën e tij në Manhatan në dhjetor, pasi një grua e cila raportohet se ishte e dashura e tij, iu kërkoi të kontrollonin tek banesa e tij.

34-vjeçari ishte gjithashtu bashkë-themelues i platformës Vine.

Zyra e ekzaminuesit mjekësor vendosi vdekjen e Kroll në 16 dhjetor një aksident, për shkak të “dehjes akute” nga efektet e kombinuara të drogës.

Fentanyl – një opioid sintetik 80-100 herë më i fortë se morfina – dhe një variant, fluorosobutiril fentanil, është gjetur  në sistemin e z. Kroll.

Ai thuhet se u gjet me fytyrë poshtë në shtratin e tij dhe policia vërejti shenja të asaj që dukeshin si kokainë dhe heroinë në banesë.

Miqtë dhe familja e z. Kroll e kujtuan atë si një djalë të talentuar.

Ish-i fejuara e Maggie Neuwald i tha New York Post pas vdekjes së tij se kishte pasur probleme me ritmin e industrisë së teknologjisë.

Vitin e kaluar, Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve gjetën se nivelet e vdekjeve të mbidozozës së lidhur me opiumet sintetike ishin rritur me 45% në të gjithë vendin brenda një viti.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.