00:00:00
22 Mar

“Colette” ekspozon se si burrat i kanë marrë meritat e grave

Në filmin e ri të Wash Westmoreland, “Colette”, autorja e mrekullueshme franceze, e portretizuar nga Keira Knightley i jep një paralajmërim indirekt burrit të saj: “Dora që e mban kimikun e shkruan historinë”. Megjithatë në kohën që ajo shkroi serinë e suksesshme të romaneve “Claudine”, nuk ishte Colette ajo që fitoi fame dhe pasuri por Willy (i luajtur në film nga Dominic West”. Ajo i publikoi veprat e saj me emrin e tij për të ruajtur reputacionine tij si shkrimtar prodhimtar. Por ishte Colette ajo që e mbante kimikun dhe ishte Colette ajo që në fund mori kontrollin mbi historinë e saj.

Pavarësisht se sa shumë ngjajnë aventurat e Claudine me fëmijërinë e saj në Burgundy, vetëm pas vdekjes së Willy në vitin 1931, 31 vite pas publikimit të librit të parë, Colette shkoi në gjykatë për të konfirmuar se ajo ishte autorja e vetme dhe e për ta larguar emrin e tij nga kopertinat e librave të saj.

Historia e Colette nuk është e rrallë. Historia është e mbushur me gra që kanë vështruar ndërkohë që burrat kanë marrë përsipër arritjet e tyre. Në fakt, ky fenomen është aq i shpeshtë në botën e shkencës sa është shpikur termi “Efekti Matilda” për ta përshkruar, i quajtur pas Matilda Joslyn Gage, që e përshkroi për herë të parë këtë fenomen në esenë e saj “Gruaja si Krijuese”. Kur “Frankenstein” i Mary Shelley u publikua anonym, shumë njerëz supozuan se autori ishte burri i saj, poeti Percy Shelley, që e kishte shkruar hyrjen. Gjithashtu është diskutuar gjatë se disa nga idetë e Scott Fitzgerald janë në të vërtet idetë e gruas së tij Zelda.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.