00:00:00
22 Feb

Çmimet Lumix: Fotografi i vitit i botës së egër

“Lidhja e vëllezërve” e David Lloyd, një imazh prekës i një çifti luanësh, është kurorëzuar si fituesi i fotografit të vitit të botës së egër nga çmimet Lumix. Fotografia, krahas 25 të tjerave të përzgjedhura në listën e shkurtër, mund të shihet në Muzeun e Historisë Natyrore në Londrën jugperëndimore deri më 30 qershor.

Fituesi

“Lidhja e vëllezërve” nga David Lloyd, Zelandë e re/Mbretëri e Bashkuar

Këta dy luanë meshkuj që me siguri janë vëllezër e përshëndetën njëri tjetrin duke fërkuar fytyrat për 30 sekonda. Shumë njerëz ndoshta nuk e kanë kurrë mundësinë të shohin një ndjeshmëri të tillë të kafshëve andaj Lloyd tha se ishte i nderuar që e kishte provuar dhe fotografuar një moment të tillë.

“Dhelpra takon dhelprën” nga Matthew Maran, Mbretëri e Bashkuar

Maran ka fotografuar dhelprat afër shtëpisë së tij në Londrën veriore për më shumë se një vit dhe qëkur e vuri re artin në rrugë ka dashur ta fotografojë një imazh të tillë. Pas orëve të panumërta dhe shumë përpjekjeve të dështuara, këmbëngulja e tij u shpagua.

“Tre mbretërit” nga Wim van den Heever, Afrikë Jugore

Van den Heever i gjeti këta tre pinguinë në një plazh në ishujt Falkland gjatë lindjes së diellit. Ata u kapën gjatë çiftëzimit ku dy pinguinët meshkuj lëviznin vazhdimisht rreth pinguinit femër duke përdorur krahët e tyre për ta larguar tjetrin.

“Beteja e një ariu polar” nga Justin Hofman, SHBA

Hofman tha se ishte pushtuar nga trishtimi ndërkohë që e kishte shikuar këtë ari polar të uritur në një kamp të braktisur gjuetarësh, në Arktikun Kanadez. Me pak akull të hollë përreth, ariu është i paaftë të kërkojë ushqim.

“Një lodër, tre qenë” nga Bence Mate, Hungari

Edhe pse qentë e egër afrikanë janë vrasës të pamëshirshëm, qenushët e tyre janë të lezetshëm dhe luajnë tërë ditën. Mate i fotografoi këta vëllezër në Mkuze, Afrikë Jugore. Të tre dëshironin të luanin me këmbën e një antilope duke e tërhequr atë në tri drejtime.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.