Çmimet e shtëpive mund të bien nëse nuk ka marrëveshje për Brexit

Çmimet e shtëpive në Mbretërinë e Bashkuar mund të bien në vitin 2019 nëse qeveria nuk arrin marrëveshje për Brexit, tha një ekonomist i lartë.

Howard Archer, këshilltari kryesor ekonomik i EY ITEM Club, tha se priste një rënie “modeste” të çmimeve nëse nuk arrihet marrëveshje me Bruksel-in.

Sidoqoftë, një marrëveshje e negocuar mund të çojë në rritje çmimesh prej 2% tha ai.

Kjo vjen kur lëshuesi më i madh i kredive, Hailfax, tha se çmimet u rritën për vetëm 1.5 % në vit deri në tetor.

Kjo është rritja më e vogël vjetore prej marsit të vitit 2013.

Çmimet u rritën për 0.7% ndërmjet shtatorit dhe tetorit, duke i ndjekur dy muaj të vazhdueshëm të rënies së çmimeve.

Hailfax beson se çmimet e shtëpive do të vazhdojnë të rriten, deri në 3%, gjatë muajve të ardhshëm, duke bërë me dije se furnizimi i pronave ende është i limitur.

“Mbështetja e mëtutjeshme e shtëpive vjen nga një shkallë tashmë e lartë dhe në përmirësim e punësimit dhe norma historikisht të ulëta të huave të cilat po krijojnë norma më të të ulëta të pagesës relative,” tha Russel Galley, drejtor menaxhues i Hailfax.

“E shohim që kjo do të vazhdojë të jetë kështu gjatë muajve të ardhshëm dhe e mbështesim rangun tonë të parashikimit prej 0-3%.”

Çmimi mesatar i shtëpive në Mbretërinë e Bashkuar tani është 277,896 funta, tha Hailfax.