Çka do të thonë zgjedhjet e mes-mandatit për biznesin

Biznesi i madh lulëzoi në dy vitet e para të administratës Trump, meqë presidenti Trump ka shumë dëshirë ta vëjë në dukje.

Kjo ishte pjesërisht për shkak të politikave të reja, duke përfshirë një zvogëlim taksash për korporatat dhe rregullore më fleksibile.

Zgjedhjet e mes-mandatit të vitit 2018 e ndanë Washingtonin, meqë demokratët e fituan shumicën në Shtëpinë e Përfaqësuesve, ndërsa republikanët e zgjeruan dominimin e tyre në Senat.

Pra çka do të thonë rezultatet për botën e biznesit?

Këtë vjeshtë, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një raund të ri të zvogëlimit të taksave, duke u bazuar në rishikimin e miratuar në vitin 2017.

Plani kishte shanse të pakta në Senat, por Presidenti Trump përqafoi idenë rrugës së fushatës së zgjedhjeve  afatmesme.

Tani, që demokratët morën kontrollin e Shtëpisë, shumica e analistëve thonë se ato plane duken edhe më të pamundura.

Megjithatë, kjo është një lehtësim për Wall Street.

Megjithëse bota e biznesit e mirëpriti zvogëlimin e taksave të vitit 2017 – që uli taksat e biznesit nga 35% në 21% – ata ishin të shqetësuar për çka zvogëlimet e mëtutjeshme të taksave mund t`i bëjnë grumbullimit të borxhit amerikan.

Wall Street ka shpresuar për një fond të madh të shpenzimeve për infrastrukturë që nga viti 2016, kur Presidenti Trump e theksoi këtë çështje gjatë fushatës.

Fondet e reja nuk janë materializuar realisht, por analistët shpresojnë që një Kongres i ndarë do të japë një mundësi për të rifokusuar çështjen, një në të cilën republikanët dhe demokratët ka mundësi të bien dakord.

Udhëheqësve të biznesit u pëlqejnë shpenzimet e infrastrukturës, gjë që nxit rritjen ekonomike dhe u përshtatet parimeve konservative për rolin e duhur të qeverisë.

Megjithatë, përkundër fjalëve të kësaj jave nga liderët në të dyja partitë rreth mundësive për kompromis, marrëveshja ende është larg.

Në fund të fundit, Presidenti Trump paralajmëroi se dypartiakësia do të shkatërrohet nëse demokratët në mënyrë agresive të hetojë deklaratat e tij tatimore, lidhjet me Rusinë dhe të ngjashme.

Tarifat tregtare të Presidentit Donald Trump nuk janë të famshme në Wall Street, ku ato konsiderohen si një tërheqje për rritjen globale, një ndërprerje e zinxhirëve të furnizimit dhe një kosto shtesë për biznesin dhe konsumatorët.

Por çështja nuk ishte një prioritet i lartë për votuesit.

Republikanët madje kanë marrë vende në disa shtete, si Misuri dhe Dakota e Veriut, ku fermerët përballen me humbje si rezultat i hakmarrjes së vendeve të tjera kundër eksporteve të tyre.

Trump ende mund të zgjedhë  një marrëveshje me Bashkimin Evropian, Japoninë – madje edhe Kinën – që t`i heqin tarifat.