00:00:00
23 Mar

Çipat që i bëjnë njerëzit super të mençur po bëhen realitet

Në më pak se pesë vjet, njerëz super të mençur mund të ecin nëpër rrugë; burra dhe gra që kanë paguar për të rritur inteligjencën e tyre.

Neuro-shkencëtari dhe profesori i biznesit në Universitetin Northwestern, Dr Moran Cerf bëri këtë parashikim, sepse ai po punon në një çip të mençur për trurin.

“Do të jetë në atë mënyrë që të ketë një lidhje interneti dhe të shkojë në Wikipedia, dhe kur mendoj diçka, ai të jep përgjigjen”, tha ai.

Cerf po bashkëpunon me persona të rëndësishëm në Silicon Valley, emrat e të cilëve nuk deshi t’i tregonte.

Facebook po punon gjithashtu për ndërtimin e një ndërfaqe kompjuterësh të trurit, dhe CEO SpaceX dhe Tesla Elon Musk po mbështet një ndërfaqe kompjuterike të quajtur Neuralink.

“Gjithkush po shpenzon shumë kohë tani duke u përpjekur të gjejë mënyra për të marrë gjërat në tru pa shpuar një vrimë në kafkën tuaj”, tha Cerf. “A mund të hani diçka që do të shkojë në trurin tuaj? A mund t’i hani gjërat në pjesë që do të mblidhen brenda kokës suaj?”

 

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.