00:00:00
23 Mar

Çiftet që flasin për shëndetin mendor janë më të lumtur

Çiftet që flasin hapur me njëri tjetrin për probleme të shëndetit mendor janë më të prirur të kenë marrëdhënie më të shëndetshme dhe më të lumtura.

Problemet mendore prekin një pjesë të madhe të popullatës ku dy prej tre njerëzve janë të prirur të kenë ndonjë problem mendor gjatë jetës së tyre.

Bisedat me miq, anëtarë të familjes dhe kolegë rreth problemeve të shëndetit mendor mund të jenë të dobishme për mirëqënien tuaj.

Sipas zbulimeve të studimit, më shumë se 4 në 10 çifte prekeshin nga probleme mendore si ankthi, depresioni dhe mungesa e vëmendjes.

Nga të intervistuarit, 4 në 5 pjesëmarrës ishin të lirshëm të flisnin rreth problemeve mendore me partnerët e tyre. Sipas pohimeve, kjo kishte një ndikim pozitiv në më shumë se gjysmën e marrëdhënieve të tyre.

Në anën tjetër, pjesëmarrësit që e kishin të vështirë të flisnin për shëndetin mendor me partnerët e tyre ishin më të prirur ta pranonin se nuk ishin të lumtur në marrëdhëniet e tyre.

“Ekziston besimi se kjo gjeneratë është më sipërfaqësore dhe më e interesuar për pamjen e jashtme por të dhënat tregojnë se ata janë më të avancuarit sa i përket shëndetit të tyre mendor dhe janë më komunikues me partnerët e tyre, çka çon në marrëdhënie më të lumtura”, thotë Jeannie Assimos, kryesuese e këshillave në eharmony.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.