Chromebook X369 14 nga HP do të dalë në shitje më 21 tetor

HP e ka publikuar një garues të ri në tregut në rritje të Chromebook-ëve të cilësisë së lartë, dhe është si një MacBook Air fleksibil me një menteshë të cilën mund ta përdorni për konfigurime të ndryshme. Pajisja, zyrtarisht e quajtur X360 14, është Chromebook-u më i hollë i konvertueshëm deri tani. Është pasim i x360 i cili u lansua në vitin 2017, përveç ekranit 14 inç në vend të 11, me dizajn që duket më i shtrenjtë dhe me specifika më të mira.

X360 14 ka ekran i cili është me 100% shtrirje për prekje, deri në 14 orë jetëgjatësi baterie, 64GB SSD hapësirë dhe 8GB RAM të mundësuara nga procesorët Intel Core i3 dhe i5, gjenerata e 8. Trashësia e tij është 16 milimetra, ka shumë porte, duke përfshirë dy USB Type C, 1 USB Type A, vendin për çip microSD dhe vendin për kufje.

HP duket se e ka dizajnuar pajisjen pas bërjes së një ankete ku shumica e pjesëmarrësve thanë se më shumë u pëlqejnë tabletët e konvertueshëm sesa laptopët. Kevin Frost, nënpresident dhe menaxher i përgjithshëm i Kompjuterëve Personal HP Consumer, gjithashtu tha se kompania e krijoi atë si pajisje me cilësi të lartë pas suksesit të HP Chromebook x2.

“Me suksesin e HP Chromebook x2 më herët këtë vit, konsumatorët kanë dhënë shenjë se duan zgjidhje të cilësisë së lartë dhe përvoja të fuçishme në pajisjet e tyre Chrome OS,” tha ai në një deklaratë.

X369 14 do të dalë në shitje më 21 tetor. Pajisja mund të porositet paraprakisht nga web-faqja Best Buy e HP-së për 599 dollaë e më lart.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.