00:00:00
23 Mar

“Christmas Prince 3”: Netflix paralajmëron filmin e tretë

Netflix ka lajmëruar se do të lansohet një film i tretë i “A Christmas Prince” i cili do të ketë edhe një foshnje mbretërore.

Shërbimi transmetues e ndau lajmin në Twitter përmes një mesazhi ku shkruhej: “Disa lajme personale…” së bashku me foton e një sonogrami të një fetusi që mban një kurorë.

“A Christmas Prince”, filmi original i asaj që tani do të bëhet trilogji, doli në nëntor të vitit 2017 dhe u bë shumë shpejt i suksesshëm. Vazhdimi i tij “A Christmas Prince: The Royal Wedding”, doli në nëntor të 2018-tës.

Në përshkrimin e Netflix për filmin e ardhshëm thuhet se:

“Është koha e Krishtlindjeve në Aldovia dhe një foshnje mbretërore është rrugës”.

Fansat e familjes mbretërore kanë vënë re se historia e Richard dhe Amber pasqyron atë të Meghan Markle dhe Prince Harry në shumë mënyra.

Filmi i parë doli vetëm disa ditë para se duka dhe dukesha e Sussex ta shpallnin fejesën e tyre në nëntor të 2017-tës. Filmi i dytë u lansua gjashtë muaj pas martesës së tyre në maj të vitit 2018 ndërkohë që filmi i tretë u lajmërua tani kur çifti janë duke pritur fëmijën e tyre të parë.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.