“Christmas Chronicles” u shikua 20 milionë herë për një javë

Kurt Russell ka luajtur disa nga personazhet më popullorë të filmave gjatë karrierës së tij legjendare por performanca e tij e fundit si Santa Claus në filmin “The Christmas Chronicles” të Netfix-it mund t’i ketë sjellë atij audiencën më të madhe ndonjëherë.

Gjatë një prezantimi në konferencën e Medias Globale dhe Komunikimit në New York, shefi i përmbajtjes së Netfix, Ted Sarandos tha se filmi i ri i Krishtlindjeve ishte shikuar 20 milionë herë nga shikuesit e Netflix në shtatë ditët e para pas lansimit të tij me 22 nëntor.

“Russell nuk ka pasur kurrë kaq shumë pubik në javën e parë për asnjë nga filmat e tij ”, tha Sarandos.

Gjatë fjalimit të tij ai i injoroi lajmet se Disney dhe WarnerMedia po punojnë në shërbimet e tyre transmetuese për të konkuruar me Netflix.

“Njerëzit e tjerë do të mundohen të bëjnë gjëra”, tha Sarandos. “Disa prej tyre do të jenë të suksesshëm por jo në dëm të Netflix. Ka shumë hapësirë në këtë biznes që edhe konkurrentët e tjerë të kenë sukses”.

“The Christmas Chronicles” u drejtua nga Clay Kaytis dhe fokusohet në një vëlla dhe motër që duhet të shpëtojnë Krishtlindjet pasi që shkatërrojnë aksidentalisht slitën e Babadimrit. Në film luan edhe Oliver Hudson, djali i partnerit të Russell prej një kohe të gjatë, Goldie Hawn.

Ky është vetëm një nga filmat e Krishtlindjeve që Netflix do të lansojë këtë vit për të konkuruar me filmat festivë të Hallmark Channel dhe Lifetime. Ndër filmat e tjerë të Krishtlindjeve në Netflix janë edhe “The Holiday Calendar”, “The Princess Switch”, dhe “A Christmas Prince: The Royal Wedding”, vazhdimi i shumëpritur i sensacionit të vitit të kaluar “A Christmas Prince”.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.